DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Islami: Arrestimi i të dyshuarit për spiunazh dëshmon performancën e lartë të AKI-së ndaj agjentëve të BIA-s

6 Maj 2025
A A
Islami: Arrestimi i të dyshuarit për spiunazh dëshmon performancën e lartë të AKI-së ndaj agjentëve të BIA-s
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka komentuar arrestimin e fundit për spiunazh, duke theksuar se ky rast është vetëm një ndër të shumtit që priten edhe në të ardhmen, si rezultat i luftës së vazhdueshme ndërmjet shërbimeve inteligjente.

Islami theksoi se ky është rasti i pestë brenda një viti që lidhet me veprën penale të spiunazhit.

“Fillimisht duhet theksuar se ky nuk do të jetë rasti i fundit, sepse brenda një viti kemi pesë të arrestuar për spiunazh. Jelena Djukanoviç, Bedri Shabani, Muharrem Qerimi, ( Aleksandër Vlajiç) dhe ky i fundit Hysri Selimi. Lufta në mes të shërbimeve inteligjente ka qenë dhe do të jete edhe në të ardhmen. Dhe pres që edhe në të ardhmen të ketë raste të arrestimeve të tilla. Dhe po tregon se AKI-ja po tregon një performancë të jashtëzakonshme në konkretizimin e rasteve kundër agjenteve të BIA-s. Sepse dihet që një shërbim inteligjent luftohet në të njëjtën masë dhe me profesionalizim”, ka thënë Islami në FIVE.

Islami tha se arrestimi i të dyshuarit për spiunazh gjatë së martës, i cili sipas të dhënave figuron si ish-pjesëtar i ISIS-it, tregon për përfshirjen e individëve me prirje ekstremiste në rrjete të spiunazhit, të cilët mund të jenë lehtësisht të manipuluar për interesa të shërbimeve të huaja, siç është Agjencia e Inteligjencës e Sigurisë – e njohur BIA serbe.

Edhe pse nuk ka burime të hapura që e dëshmojnë këtë, Islami beson se institucionet kanë në dispozicion prova që tregojnë se Selimi ka vepruar në interes të BIA-s dhe ka qenë i gatshëm të ndërmarrë veprime me elemente terroriste brenda territorit të Kosovës.

“Arrestimi i Selimit, i cili në dosjet e tij del që të jetë ish-pjesëtari i ISIS-it. Kur dihet që këta pjesëtar në një farë forme e kanë të shpërlanë trurin me ideologji radikale e ekstremiste. Kjo tregon se Serbia është e interesuar që në çdo formë dhe në çdo mënyrë të ia arrij qëllimit, që ta degradojë Republikën e Kosovës… Nuk kemi burime të hapura, por besoj që institucionet disponojnë materiale që e konfirmojnë që i arrestuari, Hysri Selimi, ishte në shërbim të interesave të BIA-s. Dhe ishte i gatshëm të marrë veprimeve terroriste brenda territorit të Kosovës”, ka shtuar Islami.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 510)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com