Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli është takuar me familjen e kandidates për asamble, Djellza Ademi.
Ai ka thënë se familja Ademi është model dhe sinonim i punës dhe përkushtimit që mban të fortë qytetin e Gjilanit.
Postimi i tij:
Bashkë me kandidaten tonë për Asamble Komunale, Djellza Ademi, e cila është me numër 24 në listën tonë fituese, patëm një takim shumë të ngrohtë me familjarët e saj.
Mikpritja dhe sinqeriteti i familjes Ademi na dha edhe më shumë vullnet e besim për rrugën që kemi nisur para.
Familja Ademi është model dhe sinonim i punës, i vlerave njerëzore dhe përkushtimit dinjitoz që e mban të fortë qytetin tonë.
Nga këta njerëz, kanë lindur intelektual, profesor, mësues e profesionistë të fushave që kanë ndikuar në krijimin dhe hartimin e politikave zhvillimore për Gjilanin, e për Republikën në veçanti.
Në çdo fjalë, ide dhe pikësynime të përbashkëta, ndjehej qartë dashnia e mirëfilltë për qytetin e Gjilanit dhe dëshira për të krijuar një të ardhme shumë më të mirë, e më të begatë për të gjithë.
Me mbështetjen e familjes Ademi dhe me vullnetin e të rinjve si Djellza, jemi të bindur se Gjilani i ri do të jetësohet e krijohet!
Faleminderit shumë për mbështetjen familja Ademi.
Do të jemi të gatshëm gjithmonë për ju dhe për Gjilanin, në çdo kohë, e në çdo çast!
