Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka mbajtur takime me qytetarët e Rrugës së Ferizajit, Livoçit të Ulët dhe Blinajës.
Ismajli ka vlerësuar se ata janë njerëz punëtorë, të sinqertë dhe të vendosur që e duan ndryshimin e madh të 12 tetorit me zemër e me bindje.
“Ishte një tubim që na dha vullnet, frymë dhe besim se bashkë po ndërtojmë diçka të madhe për Gjilanin e ri. Në çdo fytyrë shihej shpresa për një qeverisje të re që dëgjon, që punon dhe që i mban premtimet”, ka thënë Ismajli.
“Folëm hapur për projektet që do të nisin shumë shpejt, për rrugë të reja, ndriçim publik, investime në lagje, përmirësim të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë”, ka thënë kandidati i LDK-së për Gjilanin.
Sipas tij, ky bashkim nuk është rastësor, është zëri i qytetarëve që duan fundin e stagnimit dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi.
“Faleminderit shumë për mikpritjen dhe besimin, për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe për fjalët që të japin forcë për të vazhduar me më shumë vendosmëri”, ka thënë ai.
“Rruga jonë është drejt, e sinqertë dhe e përbashkët drejt një Gjilani të ri që punon për njerëzit”, ka thënë Ismajli.