DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25 Maj 2025
A A
Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë
Share on FacebookShare on Twitter

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Nettuno të Italisë pasi u përplas me një shtyllë telefonike gjatë një ndjekjeje policore. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:30, në zonën Tre Cancelli të qytetit afër Romës.

Sipas burimeve të A2CNN, dy automjete që udhëtonin me shpejtësi të lartë kaluan përpara dy patrullave të policëve civilë. Njëra prej patrullave ndoqi një nga makinat, e cila u ndalua pak minuta më vonë dhe në të ndodhej një shtetas italian 26-vjeç. Ndërsa patrulla tjetër filloi ndjekjen e një makine të tipit Fiat 500, që drejtohej nga shqiptari 38-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ndjekjes, makina e shqiptarit hyri në një rrugë të paasfaltuar, duke ngritur një re të madhe pluhuri që pengoi dukshmërinë. Në përpjekje për të shpëtuar, automjeti humbi kontrollin, u përplas me një shtyllë telefoni dhe më pas u përmbys.

Pas aksidentit, policia iu afrua për t’i dhënë ndihmën e parë, por, për fat të keq, shqiptari kishte vdekur në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake rezulton se në makinën e tij u gjet një çantë me 23 pako që përmbanin gjithsej 25 kilogramë kokainë. Trupi i viktimës u dërgua në Poliklinikën Tor Vergata për autopsi, ndërkohë që shtetasi italian është arrestuar për posedim droge me qëllim shpërndarje dhe ndodhet në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.

KATEGORITË

  • Botë (1 038)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 336)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (65)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com