DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Italia dërgon emigrantë në Shqipëri

11 Prill 2025
A A
Italia dërgon emigrantë në Shqipëri
Share on Facebook

Autoritetet italiane më 11 prill njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve në qendrat për strehimin e tyre në Shqipëri. Kjo, pasi Roma tha se emigrantët nuk kishin më leje të qëndronin në Itali.

Kjo është hera e parë që vendi i Bashkimit Evropian po dërgon emigrantë në një shtet jashtë BE-së, pasi atyre u është refuzuar kërkesa për azil.

Qeveria italiane nuk ka publikuar kombësinë e emigrantëve e as detaje të tjera për ta.

Emigrantët do të qëndrojnë në dy qendrat në Shqipëri – që drejtohen nga Italia – një në portin e Shëngjin dhe një në Gjadër. Qendrat janë ngritur për të strehuar emigrantët, që shpëtohen në det nga Italia, gjatë kohës kur procesohen kërkesat e tyre për azil.

Por, që nga inaugurimi i qendrave në tetor të vitit të kaluar, gjykatat italiane kanë ndaluar autoritetet që t’i përdorin ato dhe grupe të vogla emigrantësh janë kthyer në Itali.

Nuk është e qartë se sa gjatë emigrantëve, që u është refuzuar kërkesa për azil, mund të qëndrojnë në Shqipëri. Sipas ligjeve, në Itali ata mund të arrestohen dhe të mbahen deri në 18 muaj, derisa të përfundojnë procedurat për dëbimin e tyre, raporton REL.

Qeveria italiane, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, muajin e kaluar miratoi një dekret që zgjeron përdorimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke mundësuar që atje të dërgohen edhe persona që u është refuzuar kërkesa për azil dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhra për dëbim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 520)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 405)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com