Xhevahire Izmaku, kandidate e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka nisur sot fushatën zgjedhore në qytetin e saj të lindjes, Vushtrri. Gjatë takimit të mbajtur me qytetarë dhe mbështetës, Izmaku shprehu energjinë dhe përkushtimin e saj për t’i shërbyer komunitetit dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Nuk kishte vend më të mirë për të nisur këtë rrugëtim sesa Vushtrria, vendlindja ime. E nisëm këtë fushatë me energji dhe përkushtim të madh. Bashkë, për një të ardhme më të mirë!” – deklaroi Izmaku, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e qytetit dhe vendit.
Në fjalën e saj, ajo u zotua të angazhohet për projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe mbështetjen për sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.