Avokati Arbër Jashari komentoi arrestimin e sotëm të një zyrtari të lartë policor, nën dyshimet për bashkëpunim me strukturat e shtetit serb.
“Kosova po bëhet çdo ditë e më shumë një vend më i sigurt, falë punës profesionale dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të strukturave të sigurisë, me AKI-në në krye.
Arrestimi i sotëm i një zyrtari të lartë policor, nën dyshimet për bashkëpunim me strukturat e shtetit serb dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme, është edhe një goditje e rëndë për të gjithë ata që veprojnë kundër interesave të shtetit të Kosovës.
Koha po e tregon qartë se veprimtaria e agjentëve dhe spiunëve të lidhur me Serbinë që nga paslufta e ka dëmtuar rëndë shtetin duke na sjellë procese të montuara gjyqësore, kundër pjesëtarëve të UÇK-së, njollosje të imazhit ndërkombëtar dhe rrezik të përhershëm për destabilizim të brendshëm.
E mira është se kjo epokë po i vjen fundi”, shkroi në Facebook, Jashari.