DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Jashari prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

1 Korrik 2025
A A
Jashari prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Share on FacebookShare on Twitter
  1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e obligon Kuvendin të konstituohet brenda 30 ditësh pas certifikimit të zgjedhjeve, është shumë më tepër sesa një interpretim teknik i një neni kushtetues. Në fakt, ky vendim, përveçse përfaqëson një paralajmërim apo një lloj “presioni” simbolik institucional, është edhe një thirrje për një përgjegjësi shumë më të lartë, si dhe një ndërhyrje ligjore dhe morale për ta mbrojtur shtetin nga abuzimet eventuale të subjekteve politike. Edhe pse ky vendim vjen si një akt i vonuar i higjienizimit institucional të skenës politike, e cila është dëmtuar nga ngërçi (lexo: paraliza) funksionale, prapëseprapë – sipas shprehjes “më mirë vonë se kurrë” – ai ka peshën dhe rëndësinë e vet. Sepse është i vetmi institucion në Republikë që tenton të zhbllokojë paralizën e shkaktuar nga partitë kuvendore, të cilat, përmes veprimeve të kalkuluara, mbajnë të paqartë legjitimitetin institucional me qëllim për të fituar kohë, për të ndërtuar aleanca prapa perdeve dhe për të ruajtur pozitat e tyre.
  2. Thënë ndryshe, ky vendim, ndonëse është formuluar më shumë me gjuhën e dykuptimësisë diplomatike sesa me prerësinë juridike, arrin të vendosë një pikë reference duke sugjeruar afatin 30-ditor. Një afat që, si de facto ashtu edhe de jure, nuk është thjesht një formalitet burokratik, por një strukturë e domosdoshme sociale dhe politike. Gjykata ua rikujton të gjitha subjekteve politike parlamentare thelbin e normës demokratike, se: shteti nuk është “pronë” e tyre, ku ata mund të veprojnë si të duan, kur të duan dhe si të duan (!)por është një kontratë legale dhe legjitime e qytetarëve të Kosovës.
  3. Megjithatë, brenda këtij vendimi të Gjykates Kushtetuese duhen identifikuar edhe ca refleksione kritike sociopolitike, siç janë:

a) Një vendim reaktiv, jo parandalues. Ky vendim më shumë dëshmon për natyrën reaktive të sistemit tonë juridik, i cili funksionon vetëm kur shpërthen kriza, por jo edhe për ta parandaluar atë në kohë e duhur dhe të shërbej si preventivë juridike. Pra, nuk kemi të bëjmë me një sistem që ofron zgjidhje paraprake, por me një mekanizëm që reagon post-faktum.

b) Mungesa e mekanizmave ndëshkues. Vendimi nuk parasheh asnjë sanksion për mosrespektimin e afatit. Kjo do të thotë se, edhe në rast të moszbatimit, ai mbetet edhe më tej pa efekt të detyrueshëm praktik. Për më tepër, vendimi nuk e parandalon as paralizën politike që mund të ndodhë edhe brenda një Kuvendi të konstituar, e poashtu nuk frenon e as ndalon tendencën e partive për ta kthyer Kushtetutën në instrument oportunist.

c) Trajtimi teknik i një realiteti thellësisht politik. Gjykata, përmes këtij vendimi të shumëkuptimtë, vazhdon ta trajtojë krizën politike si një çështje procedurale, ndërkohë që realiteti politik në Kosovë, përveçse është shqetësues, është bërë jofunksional dhe monoton me seancat e njejta. S’këndejmi, gjykoj që; Mungesa e transparencës në arsyetimin publik të vendimeve, si dhe refuzimi për të ndërhyrë në aspektet më të ndjeshme të kulturës politike të aktorëve, e kthen Gjykatën Kushtetuese në një noter të neutralitetit formal, por jo në garantues të rendit dhe stabilitetit demokratik…

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 197)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com