DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Jeton Zogjani: Kur e pashë një çikë që i hyri në zyrë Donika Gërvallës, humba shpresën se do të ketë zgjedhje

25 Shtator 2026
A A
Jeton Zogjani: Kur e pashë një çikë që i hyri në zyrë Donika Gërvallës, humba shpresën se do të ketë zgjedhje
Share on Facebook

Analisti Jeton Zogjani, në emisionin “FORUM” në DTV Media, ka folur për situatën politike në vend dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Zogjani ka treguar një moment që, sipas tij, ndikoi në bindjen e tij se Kosova mund të mos shkojë në zgjedhje.

“Momentin që e kom pa një çikë që i ka hi në zyrë Donika Gërvallës, u myta që ky vend me pas zgjedhje”, ka deklaruar Zogjani.

Ai ka sqaruar se fillimisht kishte menduar se vizita mund të kishte të bënte me çështje që lidhen me Gjykatën Speciale, por më pas, sipas tij, ka kuptuar se diskutimi lidhej me Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Zogjani ka thënë se kjo situatë ia ka zbehur shpresën se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Gjatë diskutimit, ai i është referuar edhe një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas Zogjanit, kishte thënë se gjatë këtij viti Kosova do të ketë dy palë zgjedhje.

Deklaratat u bënë në kuadër të diskutimit në “FORUM” për zhvillimet politike dhe skenarët e mundshëm në ditët në vijim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 812)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (192)
  • Sport (451)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com