DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Jo vetëm arsimtari – dalin pamjet se si drejtori i shkollës “Pavarësia” godet nxënësin me shuplakë, nisin hetimet edhe për të

12 Shkurt 2026
A A
Jo vetëm arsimtari – dalin pamjet se si drejtori i shkollës “Pavarësia” godet nxënësin me shuplakë, nisin hetimet edhe për të
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin e dhunës ndaj një nxënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në kryeqytet.

Cak i hetimeve tashmë është edhe drejtori i kësaj shkolle, Halil Brahaj.

Lajmi është konfirmuar nga prokurorja e rastit, Jehona Grantolli, e cila njoftoi se drejtori Brahaj është intervistuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

“Sot i kemi intervistuar të dyshimtit, nuk është ndaluar. Është intervistuar për veprën penale keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, deklaroi Grantolli për “Betimi për Drejtësi”.

Hetimet fillimisht kishin nisur pas raportimeve për dhunë brenda hapësirave të shkollës, ndërsa përfshirja e drejtorit në procesin hetimor vjen pas grumbullimit të informacioneve të reja mbi mënyrën se si është menaxhuar situata ose roli i tij në ngjarje.

Pamjet janë publikuar nga “Betimi për Drejtësi” ku shihet drejtori duke i sulmuar fizikisht nxënësit:

Ditë më parë u raportua se si një mësimdhënës i po kësaj shkolle kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.

Mësimdhënësi në fjalë ishte ndaluar për 48 orë, për t’iu ndryshuar më pas masa e arrestit me atë të paraqitjes në Polici.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 676)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (260)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com