Beatriçe dhe Kola të “Shkodra Elektronike” treguan emocionet e tyre për skenën e madhe evropiane ku ata përformuan dhe fituan vendin e tetë. Duket se Beatriçe ka qenë më e “pushtuar” nga emocionet se Eurovision, saqë shprehet se dhe i vodhi emocionet e Kolës.
“Unë kam pasur shumë emocione. Kaq shumë, që ia kam fshirë emocionet Kolës. Ia kam anuluar krejt emocionet e Kolës. I mora krejt”, tha Beatriçe “Në Kurthin e Piter Pan”.
E pyetur nëse kishte dikë që t’i mbante dorën përpara se të dilte në skenë, Beatriçe u përgjigj me modesti se të gjithë njerëzit që ndodheshin aty, i jepnin mbështetje “Shkodrës Elektronike”.
“Ne kalonim shumë njerëz, e të gjithë na mbanin duart, e na jepnin forcë. Kjo gjë ishte shumë fantastike”, tha ajo.
Pas publikimit të pamjeve të puthjes së Beatriçe me partnerin e saj, ajo zbulon se ai nuk ndodhej aty thjesht si “shoku i zemrës”, por kishte një rol të madh në këngën “Zjerm”.
“Ai ishte sound engineer jonë”, tha ajo.