Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Përparim Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen në debatin televiziv me kandidatët tjerë për Prishtinën.
Ai ka thënë se më 6 tetor do të jetë në studion e emisionit “Rubikon”.
“Ju kam premtu që me të 6-tin do të jem në studio me të gjithë kandidatët për Prishtinën! Unë e mbaj fjalën Aty do të jem, në Rubikon, dhe ju pres të gjithëve”, ka thënë Rama.
