Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se as Kryeministri, as kabineti i tij nuk kanë vepruar si duhet, dhe se kanë shkelur Kushtetutën, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka theksuar se kanë vija të kuqe me Vetëvendosjen, andaj edhe nuk kanë pasur asnjë takim.
“Do të diskutojmë bashkë me deputetët. Ajo nuk ka qenë një dorëheqje, por vetëm një lajmërim. As Kryeministri, as kabineti i tij nuk kanë vepruar si duhet – ai ka bërë një shkelje kushtetuese dhe e keni parë qëllimisht si po shkelët. Nuk kemi pasur takim dhe as nuk do të kemi, sepse kemi deklaruar qartë se kemi vija të kuqe me Vetëvendosjen. Nuk mund të votoj një kandidat që nuk i plotëson kriteret për të marrë votën time. Ato kritere janë njerëzore dhe kombëtare. Nuk mund ta votoj Mimoza Kusarin, kur ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Radoiçiqin.”