Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj tha se nuk mund të supozojmë se a do të japim votën për kryeparlamentar, kur nuk e dimë emrin e tij, raporton Ekonomia Online.
“Do të diskutojmë bashkë me deputetë. Ajo nuk ka qenë një dorëheqje, por ka qenë një lajmërim as kryeministri, as kabineti i tij. Ai ka bërë një shkelje kushtetuese dhe e keni parë që qëllimshëm po shkelet. Nuk kemi pasur takim dhe as nuk do të kemi. Kemi deklaruar qartë: kemi vija të kuqe me VV-në. Nuk mund të votojmë një kandidat që nuk i plotëson kriteret që ta ketë votën time. Ato kritere janë njerëzore kombëtare. Nuk mund ta votoj Mimoza Kusarin kur ka pasur direkt komunikim me Radojçiqin.
Ne nuk e dimë ende emrin e kandidatit dhe nuk mund të supozojmë se a do të japim votën për kryeparlamentar. Mendoj se nuk do të japim votë, sepse nëse kjo qeveri po insiston, po shantazhon të gjithë deputetët e komuniteteve; e ka thirrur Këshillin kombëtar të sigurisë për shkak se po shantazhohen deputetet e minoriteteve. Në anën e kundërt po i shantazhon vetë Kurti për me e marrë votën”, tha Kadrijaj.