DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

‘Kalkulimi i fortë’ i Bahtirit: Në Mitrovicë do të ketë zgjedhje lokale, por pas katër vitesh- Deri atëherë, do të kalojnë mbi 200 ditë të diela

12 Nëntor 2025
A A
Kush tha se do e përkrah Agim Bahtirin si kandidat për Kryetar të Kuvendit
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas polemikave për gabimet teknike në fletëvotimet e komunës së Mitrovicës, duke i quajtur ato të parëndësishme dhe të ekzagjeruara nga kundërshtarët politikë.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Bahtiri thekson se nga 33,375 fletëvotime të vlefshme, vetëm 32 kishin një gabim teknik të shtypshkronjës në numrat serik, prej të cilave 17 vota ishin për PDK-në, 10 për VV-në, dhe 5 pa numër serik.

Ai citon gjithashtu sqarimet e CETIS dhe KQZ-së sipas të cilave nuk ka pasur manipulim, falsifikim apo hile.

Më postimin e tij të plotë:

SHUMË ZHURMË PËR ASGJË!
Në Mitrovicë do të ketë zgjedhje lokale… por pas katër vitesh!
Deri atëherë, do të kalojnë mbi 200 ditë të diela.
Nga 33,375 fletëvotime të vlefshme, vetëm 32 kishin një gabim teknik të shtypshkronjës në numrat serik.
Prej tyre, 17 vota për PDK-në, 10 për VV-në, ndërsa 5 pa numër serik. CETIS dhe KQZ e kanë sqaruar qartë: asnjë manipulim, asnjë falsifikim, asnjë hile.
E megjithatë, për një gjë kaq të parëndësishme, për një defekt teknik të shtypshkronjës, u ngritën në këmbë disa “analistë”, që tentojnë të sulmojnë fizikisht nëpër studio e “kryeprokurorë” dhe “zyrtarë” që i thonë vetes të paanshëm.
E turpshme, e padinjitetshme dhe krejtësisht e paarsyeshme. Turp ju qoftë!
Por ja pse po bëjnë zhurmë:
PDK nuk po e gëlltit dot humbjen.
Frika e tyre nuk është nga rezultati, por nga drejtësia që po afrohet bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje në krye të Mitrovicës, sepse e dinë se tani do të dalë në dritë çdo aferë e çdo padrejtësi që kanë bërë për katër vite.
Mjaft me teatër, mjaft me viktimizim!
Mitrovica ka folur dhe zëri i saj është më i fortë se çdo pluhur i humbësve.
200 të diela do të kalojnë… por turpi i tyre do të mbetet gjatë.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 967)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com