Burim Krasniqi, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Rahovecit në Zgjedhjet Lokale 2025, ka vizituar sonte fshatin Polluzhë, një vend me histori, krenari dhe vlera të veçanta për komunën.
Gjatë takimit me banorët, Krasniqi prezantoi projektet konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së përditshme të komunitetit:
Transport me autobus Polluzhë – Rahovec
Funksionalizimi i ambulancës së fshatit
Ndriçimi në rrugën “Mustafë Bajraktari”
Rregullimi i rrugës që lidh rrugën kryesore me rrugën e shkollës
Asfaltimi i rrugës që lidh “Afrim Bajraktari” me “Sali Bajraktari” (afër varrezave)
Ndriçimi i rrugës “Afrim Bajraktari”
Shtrimi me kubëza i një pjese të rrugës “Afrim Bajraktari”
Krasniqi falënderoi banorët për respektin, mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se këto projekte nuk do të mbeten vetëm fjalë, por do të realizohen në punë konkrete që do ta përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Polluzhës.
#BurimKrasniqi #RahoveciPërtej #113LDK
