DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KDI kritikon Komisionin për Legjislacionin: Projektligjet për reformën në drejtësi u votuan me procedurë të përshpejtuar

30 Shtator 2026
A A
KDI kritikon Komisionin për Legjislacionin: Projektligjet për reformën në drejtësi u votuan me procedurë të përshpejtuar
Share on Facebook

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, duke thënë se ky komision e ka nisur punën “me shkelje të Rregullores së Kuvendit”.

Sipas KDI-së, Komisioni për Legjislacion e filloi punën duke shqyrtuar dhe votuar në parim pakon e projektligjeve për reformën në drejtësi, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores së Punës së Kuvendit.

“Fillimisht, neni 34 (4) i Rregullores përcakton se, përveç rasteve të veçanta, mbledhja e komisionit thirret së paku tri ditë pune para mbajtjes së saj. Në rastin e sotëm, deputetët kanë pranuar pakon e projektligjeve dhe materialet përcjellëse prej qindra faqesh mbrëmë, ndërsa janë ftuar që sot t’i diskutojnë dhe votojnë ato në parim. Për këtë procedim të përshpejtuar nuk është dhënë paraprakisht ndonjë arsyetim”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur shqetësime edhe për mënyrën se si janë shqyrtuar projektligjet, duke theksuar se ato u votuan pa u prezantuar nga ministrja përgjegjëse.

KDI sqaron se, ndonëse prania e ministres lidhet me praktikën parlamentare dhe jo me një detyrim procedural, për një pako kaq të rëndësishme për reformën në drejtësi, ministrja do të duhej të ishte e pranishme, t’i prezantonte propozimet dhe t’u përgjigjej pyetjeve eventuale të deputetëve.

Afati prej tri ditësh dhe leximi i parë

KDI i referohet edhe nenit 74 (1) të Rregullores së Kuvendit, i cili parasheh që leximi i parë në seancë plenare mbahet vetëm pasi të kenë kaluar dy javë nga shpërndarja e projektligjeve tek deputetët.

“Pra, Komisioni kishte kohë që ta zhvillonte shqyrtimin në parim duke respektuar afatin e rregullt për thirrjen e mbledhjes dhe duke u dhënë deputetëve mundësi reale për t’i shqyrtuar materialet”, thuhet në komunikatë.

KDI i konsideron këto projektligje tejet të rëndësishme për avancimin e integritetit, performancës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë.

Pikërisht për këtë arsye, sipas KDI-së, procedimi i tyre duhet të bëhet pa nguti dhe në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit.

“KDI pret që Komisioni për Legjislacion, i cili është përgjegjës për të garantuar zbatimin e drejtë të Rregullores së Kuvendit, t’i zhvillojë fazat e mëtejshme të shqyrtimit të kësaj pakoje duke respektuar plotësisht procedurat parlamentare dhe duke siguruar përfshirjen e akterëve relevantë”, përfundon komunikata.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 126)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (463)
  • TV (102)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com