DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KDI: Presidentja të marrë iniciativë – seancat e Kuvendit, pa marrëveshje politike, janë tanimë të pakuptimta

25 Prill 2025
A A
KDI: Kuvendi duhet të konstituohet, VV-ja është përgjegjëse kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës është futur në një cikël absurd seancash të përsëritura çdo 48 orë, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret.

Sipas KDI, mungesa e një përpjekjeje serioze për marrëveshje që garanton shumicën, dhe përsëritja e kandidaturës së njëjtë, ka kthyer këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk prodhon asgjë.

KDI theksoi gjithashtu se Rregullorja e Punës së Kuvendit ka vlerë vetëm nëse respektohet në frymën e saj dhe të funksionalitetit të Kuvendit. Ata shprehen se ajo nuk mund të keqpërdoret si mburojë e mos-vullnetit politik dhe nuk mund të justifikojë një status-quo të paarsyeshme.

KDI thotë se është koha që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të thërrasë një takim urgjent me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar zgjidhje të mundshme për këtë krizë kushtetuese.

KDI i bëri thirrje Presidentes të angazhohet për garantimin e funksionimit të institucioneve, pasi Kushtetuta i ngarkon atij detyrën për të siguruar funksionimin e institucioneve të shtetit.

Angazhimi i saj, sipas KDI, është jo vetëm i justifikuar, por edhe i domosdoshëm në këtë situatë të bllokuar.

KATEGORITË

  • Botë (1 079)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (2)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 738)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com