Kolapsin në energji e konfirmoj KESCO, se institucionet tona nuk ishin transparente dhe në nivel të detyrës. Ky sektor jetik për shtetin dhe ekonominë po keqmenaxhohet qe sa kohë, me muaj e vite. E nuk është që këto nuk i kemi bërë translarente dhjetëra e qindra herë deri më tani.
Kur një shtet e një ekonomi varet 100% nga importi i energjisë, kjo nuk është më vetëm mungesë prodhimi por është dështim i madh në planifikim, menaxhim dhe rregullim të sektorit.
Koston e këtij keqmenaxhimi e paguajnë qytetarët dhe bizneset, në faturë, në mungesë investimesh, në çmime që rriten, valë inflacionare e në migrim dhe vende pune që pakohen.
Mos të harrojmë që KEK ka prodhuar më pak se kurrë në raportimet e prillit nga ASK, e importet janë rritur për 82%. Pse nuk pati paralajmërim më herët?
Pse nuk u ndërtua një plan rezervë?
Pse institucionet e shtetit përgjegjëse heshtën për këtë krizë e vetëm po i rritin faturat e tarifat e i përjashtojnë bizneset nga tregu pa përgatitje e planifikim të duhur?
Këtë krizë nuk e ka kriju natyra po njerëzit që po e menxhojnë dhe rregullojnë sektorin. E më kjo nuk është vetëm çështje teknike, po është edhe çështje politike, ekonomike dhe morale.
Qindra milionë euro po rrjedhin jashtë ekonomisë dhe vendit çdo muaj, ndërsa ekonomia jonë me importet e mallrave dhe energjisë dhe deficitin tregtar po shkon drejt kolapsit… e ku bizneset po e paguajnë faturën më të lartë e qytetarët janë në ankth për faturën e radhës.
Nuk duhet me u dorëzu para kësaj situate. Kjo është një gjendje emergjente ku duhet urgjentisht me pas reagim proporcional në nivelin më të lartë të mundshëm. Askush nuk duhet me fjetë natën rehat me këto situata dhe parametra të energjisë dhe ekonomisë.