DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kërcënimi me bombë, Musliu: MTS t’i bartë të dhënat tek institutcionet e sigurisë

7 Korrik 2025
A A
Kërcënimi me bombë, Musliu: MTS t’i bartë të dhënat tek institutcionet e sigurisë
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se kërcënimi për bombë ndaj Kuvendit të Kosovës, i cili sipas autoriteteve doli të jetë i dërguar nga territori i Serbisë përmes rrjetit MTS, është pjesë e një fushate të vazhdueshme të luftës hibride që Serbia ushtron ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se MTS, që funksionon në Kosovë në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja, ka detyrimin ligjor që t’i bartë të dhënat e kërkuara institucioneve të sigurisë së Kosovës, por në praktikë ka refuzuar bashkëpunimin.

Postimi i plotë:

Kërcënimi për bombë ndaj Kuvendit të Kosovës – i dërguar nga territori i Serbisë përmes rrjetit MTS

Më 5 korrik 2025, Kuvendi i Republikës së Kosovës u përball me një kërcënim për vendosje bombe, i dërguar nga territori i Serbisë përmes një numri të rrjetit serb MTS. Hetimet e shpejta të institucioneve të sigurisë zbuluan se numri ishte i regjistruar në emër të shtetasit serb Lazar Živković, i cili në platformat online shpërndan përmbajtje ekstremiste, përfshirë edhe glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mladić. Edhe pse pas verifikimeve rezultoi se bomba nuk ishte reale, vetë kërcënimi ndaj institucionit më të lartë të shtetit përbën një akt destabilizues me motive të qarta politike.

Ky rast është pjesë e një fushate të vazhdueshme të luftës hibride që Serbia ushtron ndaj Kosovës përmes kërcënimeve dhe mbështetjes së strukturave kriminale. Operatori MTS, që funksionon në Kosovë në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja, ka detyrimin ligjor që t’i bartë të dhënat e kërkuara institucioneve të sigurisë së Kosovës, por në praktikë ka refuzuar bashkëpunimin. Në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, MTS ka fshirë të dhëna të rëndësishme që mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes. Për më tepër, janë raportuar raste të rritjes së kapaciteteve të frekuencës në mënyrë të paligjshme. Në këtë situatë, është e nevojshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa konkrete, të rivlerësojnë zbatimin e marrëveshjes për telekomunikim dhe të sigurojnë që çdo operator të veprojë në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 396)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com