DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kërcënohet menaxheri i lartë doganor gjatë verifikimit të derivateve, Dogana: Rasti është paraqitur në organet kompetente

24 Mars 2026
A A
Kërcënohet menaxheri i lartë doganor gjatë verifikimit të derivateve, Dogana: Rasti është paraqitur në organet kompetente
Share on FacebookShare on Twitter

Dogana e Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin e rëndë të adresuar ndaj një zyrtari të saj, menaxher i nivelit të lartë, nga përfaqësuesi i autorizuar i njërit prej subjekteve të mëdha që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.

Sipas reagimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 23 mars 2026, në kohën kur Dogana e Kosovës ishte duke zhvilluar verifikime lidhur me një kontingjent derivatesh, për të cilat janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion. Dyshimet përfshijnë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve.

Në kuadër të mandatit të saj ligjor, Dogana ka bërë të ditur se është duke ushtruar kontrolle të plota për të garantuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo deklarim të jetë i saktë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Çdo përpjekje për të frikësuar, penguar apo ndikuar në zyrtarët doganorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor, autoritetit të shtetit dhe funksionimit të institucioneve publike. Kërcënime të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë. Për rastin në fjalë, Dogana e Kosovës ka bërë paraqitjen zyrtare në organet kompetente dhe pret veprim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm nga organet e ndjekjes, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore. Menaxhmenti i Doganës së Kosovës qëndron fuqishëm prapa çdo zyrtari të vet dhe garanton mbështetje të plotë institucionale për secilin vendim dhe veprim të ligjshëm, profesional dhe të bazuar në mandat. Askush nuk do të lejohet të ushtrojë presion mbi zyrtarët doganorë apo të cenojë integritetin e proceseve zyrtare përmes kërcënimit apo intimidimit”, thuhet në reagim.

Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë pa asnjë hezitim ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, duke mbrojtur interesin publik, konkurrencën e ndershme dhe zbatimin e barabartë të ligjit ndaj secilit operator ekonomik, pa dallim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 489)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 626)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (259)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com