Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar, i cili sipas autoriteteve dyshohet se vuan nga ç’rregullime mendore.
Kërkesa e Prokurorisë vjen në kuadër të hetimeve lidhur me një rast kërcënimi serioz, ku cak i dyshuar ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me familjen e tij.
Sipas informacioneve, i dyshuari, Korab Bajgora, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi paraprakisht kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku dyshohet se kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta
