DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Këta janë dy të arrestuarit për incidentin në Gjakovë ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë

21 Korrik 2025
A A
Këta janë dy të arrestuarit për incidentin në Gjakovë ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në një objekt në ndërtim në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë ranë nga kati i tretë dhe humbën jetën në vendin e punës, autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e para konkrete në hetimin e rastit.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda Prokurorisë dhe Policisë bëjnë me dije se për këtë incident janë arrestuar dy persona të dyshuar për neglizhencë dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. Të arrestuarit janë: Albert Margegaj rreth 49-vjeçar dhe Xheladin Pozhegu rreth 46-vjeçar.

Sipas hetimeve të para, dy punëtorët e ndjerë, Hazir Jakupaj rreth 48-vjeçar dhe Daut Bajraktari rreth 50-vjeçar, kanë rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash gjatë punimeve në një objekt në rrugën “Bardhyl Qaushi – Yllka Domi” në Gjakovë. Ata janë dërguar në emergjencë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Shtetit, Prokurorja kujdestare, Inspektorati i Punës, Hetuesit rajonalë dhe njësia e hetimeve të stacionit policor, të cilët po punojnë për të zbardhur përgjegjësitë konkrete për tragjedinë.

Lidhur me rastin, është iniciuar procedurë penale për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 i Kodit Penal.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 798)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com