KFOR ka realizuar stërvitje me helikopterë në Peja, në kuadër të rritjes së gatishmërisë operacionale dhe koordinimit mes forcave ajrore dhe atyre tokësore.
Stërvitjet, të mbajtura në Camp Villaggio Italia, janë fokusuar në transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe menaxhimin e situatave emergjente.
KFOR theksoi se këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
