DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kina: Jemi të gatshëm për ‘çdo lloj lufte’ me SHBA

6 Mars 2025
A A
Kina: Jemi të gatshëm për ‘çdo lloj lufte’ me SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme Kina ka deklaruar se ishte e gatshme për të luftuar kundër SHBA-ve një luftë të mundshme tregtare, ose ndonjë lloj tjetër lufte.

Këto kërcënime të Kinës erdhën në shenjë hakmarrje, pasi SHBA mori vendim për vendosjen e tarifave për disa mallra të Pekinit.

Por fill pas këtyre kërcënimeve të Kinës, ditën e sotme ka ardhur edhe kundër-reagimi i Pentagonit, që përmes Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se janë të gatshëm për të hyrë në luftë me Kinën, nëse është e nevojshme.

Këto deklarata të tij janë shënojnë një tjetër përshkallëzim në një luftë tregtare të vazhdueshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Hegseth sqaroi pozicionin e SHBA herët të mërkurën në një intervistë me Fox News, duke iu përgjigjur Ambasadës Kineze në SHBA, e cila tha se Pekini ishte gati të luftonte “çdo lloj” lufte.

“Ne jemi të përgatitur,” tha Hegseth, duke shtuar, “Ata që dëshirojnë paqen duhet të përgatiten për luftë”.

“Ne jetojmë në një botë të rrezikshme me vende të fuqishme, në rritje që kanë ideologji shumë të ndryshme,” tha ai. “Ata po i rrisin me shpejtësi shpenzimet e tyre të mbrojtjes, po modernizojnë teknologjinë. Ata duan të zëvendësojnë Shtetet e Bashkuara”, tha ai më tej.

“Nëse duam të pengojmë luftën me kinezët apo të tjerët, duhet të jemi të fortë,” vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.

Shefi i Pentagonit këmbënguli gjithashtu se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka “një marrëdhënie të shkëlqyer” me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe se bashkëpunimi dhe partneriteti mes tyre do të vijojnë aty ku është e mundur.

Hegseth theksoi megjithatë se roli i tij si sekretar i Mbrojtjes ishte të siguronte gatishmërinë për çdo konfrontim të mundshëm mes vendeve.

Kujtojmë se Kina paralajmëroi vonë të martën se do të përgjigjet nëse SHBA vazhdon me një luftë tregtare ose tarifore, pas vendimit të Trump për t’i dyfishuar tarifat në importet kineze, nga 10% në 20%

KATEGORITË

  • Botë (1 090)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 124)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (438)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com