DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kixa-Xhelili i reagon VV-së: Vendimi s’varej nga Llabani, dy nga gjyqtarët janë zgjedhur me vota tuaja

11 Gusht 2025
A A
Kixa-Xhelili i reagon VV-së: Vendimi s’varej nga Llabani, dy nga gjyqtarët janë zgjedhur me vota tuaja
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke i akuzuar për hipokrizi në dritën e sulmeve brutale të anëtarëve të kësaj partie ndaj gjyqtarëve të institucionit.

“Hipokritë! Dy nga gjyqtarët që e shpallën VV-në shkelëse të Kushtetutës, janë zgjedhur në këtë mandat – me votat e VV-së,”tha ajo, duke shtuar se gjyqtarë të tjerë“kanë qenë në panele për plot raste që i kanë shkuar për shtat VV-së”.

Sipas Kica Xhelilit, pesë prej gjyqtarëve, përfshirë edhe Radomir Llabanin,“përveç se rrëzuan Qeverinë Hoti, kanë votuar PRO ligjeve të VV-së”.

“Të tjerët? Kanë qenë në panele për plot raste që i kanë shkuar për shtat VV-së. Pesë prej tyre, përfshirë edhe Labanin – përveç se rrëzuan Qeverinë Hoti, kanë votuar PRO ligjeve të VV-së.

�Madje edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial – me të cilin mburreshit lart e poshtë – ua votoi ai. Dhe ju thoni që kishit qasje në informata që ai qenka spiun por kjo nuk iu pengoi kur e lejuat të vendoste për sistemin e DREJTËSISË? Heshtët sepse drejtësia ishte më pak e rëndësishme se t’a mbani ju pushtetin?”

Kica Xhelili po ashtu argumentoi se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk është varur nga vota e Llabanit:

“Plus, vendimi i fundit as nuk varej nga ai (sepse s’do të lejonte askush që kjo të ndodhte). Votat kanë qenë 6:1 ose edhe 7:0 – pra me apo pa të, gjyqtarët tjerë – përfshirë këta që votuat ju, vendosën që jeni shkelës!

Nuk e lani veten, jo!

Krejt këto manovra për t’a mundësuar mosrespektimin e Kushtetutës i keni kot!

Qytetarët nuk do t’iu lënë! Ne nuk do t’iu lëmë!”

KATEGORITË

  • Botë (1 093)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 316)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (438)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com