DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kjo është shefja e kabinetit të Bashkim Ramosajt, e cila u arrestua sot

6 Shkurt 2026
A A
Kjo është shefja e kabinetit të Bashkim Ramosajt, e cila u arrestua sot
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Pejë e ka ndaluar të premten Manjolla Shalën, shefen e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Shala dyshohet për manpulim të rezultateve zgjedhore në cilësinë e kryesueses së Qendrës Komunale të Numërimit në Deçan.

Ajo është intervistuar në cilësinë e të dyshuar mëngjesin e së premtes dhe pas marrjes në pyetje është ndaluar për 48 orë.

Ndalimin e një kryesuese Qendrës Komunale të Numërimit të Votave në Deçan, e ka konfirmuar të enjten Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesues për rastin ne procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi të premten.

Përpos saj, të dyshuar për veprën penale të manipulimit të rezultateve zgjedhore janë edhe disa pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës të Ramosajt.

Disa prej tyre tashmë janë intervistuar nga Prokuroria e Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur rreth tri javë më parë hetimet për vjedhjen e dyshuar të votave të kandidatëve për deputetë në komunat e Deçanit dhe Junikut.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Niçki, në një deklarim për media të enjten, paralajmëroi intervistimin e mbi 200 komisionerëve për manipulim të rezultateve zgjedhore në këto dy komuna.

Ai tha se deri të enjten rreth 30 të dyshuar, të cilët kishin mbajtur funksionet e komisionerëve në Deçan dhe Junik, janë intervistuar nga Prokuroria.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 770)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com