Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidaten e tyre për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu.
Klinaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tërthorazi ka kërkuar që VV-ja ta ndërrojë kandidaten për kryetare të kuvendit.
“Kur je duke humbur dhe nuk e ndërron lojtarin, tifozët mund ta braktisin stadiumin”, shkroi Klinaku, transmeton Klankosova.tv.
Sot ishte seanca e 20-të ku Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar që në krye të kuvendit ta zgjedh Albulena Haxhiu.