DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Koci i drejtohet Kurtit: Ngulmi me Haxhiun është kapriçio personale

26 Qershor 2025
A A
Koci i drejtohet Kurtit: Ngulmi me Haxhiun është kapriçio personale
Share on FacebookShare on Twitter

vokati Arianit Koci, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit e ka mundësinë të zhbllokojë situatën e krijuar në kuvend, lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni. Koci ka thënë edhe se insistimi në kandidaturën e Albulena Haxhiut, s’është bindje politike por ‘‘kapriçio personale’’.

Avokati ka thënë edhe se, situata aktuale është bllokim i qëllimshëm institucional.

‘‘Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje. Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit. Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon. Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë. Keni fuqi, keni ndikim. Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë. Është bllokim i qëllimshëm institucional’’, ka shkruar ai.

Tutje, i njëjti ka thënë edhe se qytetari është ai që po i bart pasojat, dhe se i takon Kurtit roli i përbashkuesit.

‘‘Dhe pasojat po bien mbi shtetin. Mbi qytetarin. E populli po sheh. Po kupton. Po mban mend. Në anën tjetër, me fitoren në zgjedhjet e fundit dhe me pozicionin që e keni sot, ju takon juve me e marrë rolin përbashkues. Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura. Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi. Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju. Thellësisht besoj që qëllimin e keni të njëjtë, të gjithë ju – pozitë e opozitë: Ta forconi shtetin dhe t’ua siguroni qytetarëve një jetë më të mirë’’, ka shkruar ai.

Më tej, Koci ka thënë edhe ndërrimi i kandidaturës s’është humbje e betejës politike.

‘‘Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike. Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit. E këtë mund ta bëjë vetëm një burrështetas – dikush që është mbi mentalitetin primitiv të kasabasë sonë politike. Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin. Mos e bëni Kosovën kolateral të kokëfortësisë. Unë, si qytetar i këtij vendi – si njeri që ia don të mirën Kosovës dhe nuk ka atdhe tjetër – nuk do të ndalem. Do të kërkoj përditë dhe pa kompromis, që Kuvendi të funksionalizohet’’, ka përfunduar ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 967)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com