Avokati Arianit Koci ka kërkuar që deputetët e Kuvendit t’i kthejnë pagat e marra gjatë periudhës kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.
“Mos e hani djersën e popullit”, ka shkruar Koci.
Postimi i plotë:
Mos e hani djersën e popullit
Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025.
Pra, deputetët kanë marrë paga për një periudhë kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.
I ftoj deputetët t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe.