Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim të madh sonte në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet. Në një atmosferë entuziaste, ai falënderoi qytetarët për përkrahjen dhe theksoi se Prishtina është duke u rikthyer në bastion të LDK-së.
“Kodra e Trimave nē Prishtinë flakë! Na dhatë zemër dhe krah. Një tubim si asnjë tjetër deri më tash. Ju faleminderit! Jemi pa fjalë. Kodra e Trimave, Dega e parë, janë me LDK-në, janë me Përparim Ramën, janë me vet Prishtinën”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në rrjetet sociale.
Ai shtoi se kryeqyteti po udhëheq valën e madhe të fitores në gjithë vendin: “Fitore, asgjë më pak se kaq”.
Tubimi në Kodrën e Trimave vjen në kuadër të fushatës së LDK-së, ku Përparim Rama garon për një mandat të ri në kryeqytet.
