DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Komercialja konfirmon se ka marrë vendim edhe për dy padi të tjera kundër ZRrE-së

25 Qershor 2025
A A
ZRrE: Rryma në Kosovë pritet të shtrenjtohet për 15%
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Komerciale ka thënë se ka në shqyrtim 10 padi të ushtruara kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, për çështjen e tregut të hapur energjetik.

Ky institucion theksoi se aktualisht ka marrë vendim për katër prej tyre, por që nuk e bëri të ditur se çfarë ka vendosur.

“Gjykata Komerciale e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Çështje Administrative, ka të evidentuara dhjetë (10) lëndë të kësaj natyre. Gjykata deri në këto momente ka vendosur në katër (4) raste, megjithatë nuk mund të konfirmojmë për media mënyrën e vendosjes, deri në pranimin e dëshmisë / flete kthesës për pranimin e vendimeve nga ana e palëve në procedurë”, thanë nga kjo gjykatë për RTV21.

Në anën tjetër, Oda Ekonomike e Kosovës bëri të ditur se janë edhe qindra biznese të cilat po përpilojnë paditë e tyre kundër ZRrE-së.

Kryetari i Odës, Lulzim Rafuna, tha se Oda Ekonomike e Kosovës, në pamundësi ligjore për të ngritur padi në emër të të gjitha bizneseve është duke iu ndihmuar atyre në ngritje të padive individuale. Rafuna, iu bëri thirrje 1300 bizneseve që sa më parë të ndërmarrin hapat ligjor në kundërshtim të tregut të hapur energjetik. Ndërkohë, Rafuna tha se paralajëmrimi i ZRrE-së, se do t’i ankimojë vendimet e Gjykatës Komerciale ishte inatçor.

“Vendimi i gjykatës në rastin e një kompanie individuale nga ZRrE-ja, ish dashtë të përdorët si precedan, si analogji për të gjithë të tjerët sepse nuk ka logjikë për një biznes me vendim të Gjykatës të pezullohet tregu i hapur ndërsa për tjetrin pa vendim jo, dhe veprimi i djeshëm i ZRrE-së, ishte inatçor dhe jo profesional sepse kjo nuk është çështje personale. Sot sërish iu kemi drejtu kryeministrit që të ulet me ZRRE-në dhe ta pezullojnë këtë vendim sepse ne kemi edhe një sfidë të re siç është edhe lufta Izrael-Iran pas të cilës veç nisi shtrenjtimi i naftës dhe po ashtu pritet të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ndërsa dalja e dhunshme në treg të hapur për bizneset do të jetë situatë e papërballueshme”, tha ai për RTV 21.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 798)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com