DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kompanitë e autobusëve kundërshtojnë shtrenjtimin e hyrje-daljeve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

1 Korrik 2025
A A
Kompanitë e autobusëve kundërshtojnë shtrenjtimin e hyrje-daljeve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Transportit të Udhëtarëve në Kosovë nisi të martën një bojkot të hyrje-daljeve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas rritjes së tarifave nga ana e menaxhmentit të këtij stacioni, që sipas shoqatës shkojnë deri në 80 për qind, raporton Ekonomia Online.

Naser Januzi nga kompania “Barileva Turist”, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të Unionit të Shoqatës së Transportit, në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online tha se rritja e çmimeve është e papranueshme dhe e papërballueshme për kompanitë transportuese.

“Kjo ka filluar qysh para dhjetë ditësh me paralajmërimet që do të rritet çmimet nga ana e Stacionit të autobusëve. Për ne ka qenë e papranueshme rritja që ata e kanë paraparë, diku nga 30 deri në 80 për qind, varësisht nga relacionet. Hyrjet-daljet kanë shkuar në atë fazë sa ka qenë e papërballueshme”, u shpreh Januzi.

Ai tha se të martën në mëngjes, pavarësisht nga paralajmërimet e transportuesve, menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve ka nisur aplikimin e tarifave të reja, duke nxitur menjëherë reagimin e Shoqatës së Transportit.

“Dje e kemi pasur një takim si Union i Shoqatës së Transportit dhe i kemi paralajmëruar edhe sot. Nga ora 13:00 i kanë aplikuar çmimet më të shtrenjta. Dhe kemi filluar me bojkotim të çmimeve”, tha ai.

Sipas Januzit, pas takimit të fundit që përfaqësuesit e transportuesve kanë pasur me menaxhmentin e Stacionit të autobusëve, është dhënë një afat deri të mërkurën në orën 12:00 për të marrë një përgjigje zyrtare rreth shqetësimeve të tyre.

“Ne do të presim deri nesër dhe pas atij afati, nëse nuk ka lëvizje, do të marrim hapat tanë sipas rregullave”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 473)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com