DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Komuna e Mitrovicës udhëzon qytetarët t’i respektojnë disa masa të sigurisë kur vizitojnë Parkun e Energjisë së Erës në Bajgorë

10 Mars 2025
A A
Komuna e Mitrovicës udhëzon qytetarët t’i respektojnë disa masa të sigurisë kur vizitojnë Parkun e Energjisë së Erës në Bajgorë
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka udhëzuar qytetarët e Mitrovicës të kenë parasysh disa gjëra kur gjenden pranë “Parkut të Energjisë së Erës” në Bajgorë.

Komuna u bën thirrje qytetarëve të mbajnë distancën minimale prej 500 metrash nga turbina e erës për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme, veçanërisht gjatë dimrit.

“Për të shmangur rreziqe të tilla si hedhja e akullit nga turbina dhe objektet që mund të bien”- thuhet në njoftimin e datës 10.03.2025.

Respektimi i kufizimeve të shpejtësisë gjatë vozitjes në hapësirat e Parkut është tjetra këshillë që Komuna jep për qytetarët.

“Erërat e fuqishme, rënia e akullit dhe objektet që bien përbëjnë rrezik, prandaj mbani distancë të sigurt nga turbinat dhe pajisjet lëvizëse”- thuhet tutje në njoftimin e Komunës.

Mes tjerash, Komuna njofton qytetarët t’i lexojnë njoftimet të cilat do të publikohen në vijim në lidhje me këtë çështje.

Duke theksuar se rreptësisht të ndaluara janë hudhja e mbeturina, ndezja e zjarreve dhe ecja jashtë rrugës.

E ngasja jashtë rrugës sipas njoftimit paraqet rreziqe serioze për sigurinë për shkak të terrenit të pjerrët dhe rrezikut të aksidenteve ose përmbysjes së automjeteve dhe dëmton ndjeshëm përpjekjet e vazhdueshme për rehabilitimin dhe rivendosjen e mjedisit natyror në zonën e fermës së erës.

“Ju lutemi sigurohuni që të gjitha automjetet të qëndrojnë në rrugët e përcaktuara për të mbrojtur sigurinë tuaj dhe mjedisin. Kushtojini vëmendje të veçantë: rreziqeve në rrugë, rrëshqitjeve të dheut dhe zonave të cenueshme nga erozioni.  Ngasja jashtë rrugës është rreptësisht e ndaluar. Siguria juaj është prioriteti ynë kryesor”- përfundon Komuna e Mitrovicës së Jugut në njoftimin e lëshuar më 10.03.2025.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 917)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com