DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konferenca ndërkombëtare “Arsimi në epokë të globalizuar”: Ku jemi si mësues dhe nga po shkojmë me edukimin e brezit të ri?

26 Qershor 2025
A A
Konferenca ndërkombëtare “Arsimi në epokë të globalizuar”: Ku jemi si mësues dhe nga po shkojmë me edukimin e brezit të ri?
Share on FacebookShare on Twitter

Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës organizoi Konferencën ndërkombëtare të Kosovës për kërkime arsimore – KICER 2025, me temën “Arsimi në një epokë të globalizuar: sfidat dhe mundësitë për mësimdhënie dhe mësimnxënie transformuese”, raporton Ekonomia Online.

Prof. Ass. Dr. Blerta Perolli-Shehu, prodekane për Shkencë dhe Zhvillim në Fakultetin e Edukimit, theksoi rëndësinë e konferencës si dëshmi e përkushtimit për edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

“Kjo konferencë është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës për të nxitur edukimin cilësor në arsim dhe për të krijuar një hapësirë, ku akademikët, politikbërësit dhe praktikuesit do të shkëmbejnë ide dhe të bashkëpunojnë për zhvillimin e edukimit në Kosovë dhe më gjerë. Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe më të ndërlikuar, globalizimi ka sjellë sfida të reja në sistemin arsimor, por në të njëjtën kohë ka hapur horizonte të reja për inovacion. Kjo konferencë do të na njoftojë se si mund të përgatitim mësimdhënës dhe nxënës për të qenë të suksesshëm, cilat janë praktikat më të mira në klasë, si mund të krijojmë mjedise për të nxënit që janë gjithëpërfshirëse dhe inovative”, tha Perolli-Shehu.

Rektori i Universitetit të Prishtinës prof. dr. Arben Hajrullahu, vlerësoi konferencën si një platformë të qëndrueshme për formësimin e politikave arsimore, ku mblodhi mbi 100 prezantime nga akademikë, politikëbërës dhe profesionistë të arsimit, duke krijuar një hapësirë për reflektim dhe bashkëpunim në zhvillimin e arsimit në Kosovë dhe më gjerë.

“Kjo konferencë është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Fakultetin e Edukimit dhe për Universitetin e Prishtinës, por edhe për tërë vendin e përtej. Po dëshmon që është diçka e qëndrueshme si dhe po i mbijeton kohës. Shpresoj që do të pasojnë edhe shumë konferenca. Isha i lumtur që shoh në këtë konferencë që do të prezantohen më shumë se 100 projekte. Kjo flet, numri i prezantimeve dëshmon relevancën dhe rëndësinë e konferencës.

Nuk është vetëm një konferencë, por ka ndikim aq të madh për tema kaq reale, kur thellë e kanë pyetjen se ku jemi dhe nga po shkojmë sa i përket formësimit të politikave dhe jetësimit të atyre politikave që kanë të bëjnë me arsimin dhe edukimin e gjeneratave të tanishme dhe atyre që po vijnë, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimin e teknologjisë që shpeshherë e pyesim se çka është roli im si mësues dhe ku jemi dhe si të shkojmë në të ardhmen.

E dimë që sfidat në arsim janë shumë të mëdha, por edhe mundësitë janë të mëdha. Aty ku ka sfida, merresh edhe me problemet e të tjerëve dhe me menaxhimin e tyre. Këto sfida do të doja t’i shoh si mundësi sa i përket cilësisë së arsimit në Kosovë”, shtoi Hajrullahu.

Ndërsa, dekani i Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës, Blerim Saqipi, theksoi nevojën për fokus më të madh në aspektin profesional të mësuesisë.

“Një moment i mirë i reflektimit për rrugën që kemi kaluar dhe vizionin përpara në rrethanat e globalizimit të arsimit, në realitetin ku pritjet e mësimdhënësit po ndryshojnë shumë shpejt. Reformat në sistemin e përgatitjes së mësimdhënësve në 25 vjetët e fundit janë karakterizuar më shumë me ndryshime strukturore. Kaluam nga sistemi i përgatitjes së mësimdhënësve dyvjeçarë në sistemin e kualifikimit katërvjeçar dhe vazhduam edhe me kërkesat për kualifikimin master.

Në përgatitjet e mësimdhënësve, dimensioni i kualifikimit pedagogjik, shumë trajnime, ndryshime të standardeve. Sado që përpjekjet e 25 viteve të shkuara shihen dhe janë domethënëse për reformat, gjatë rrugëtimit nuk arritëm që fokusin ta vendosim në substancën e reformës, e cila pa dyshim është ndryshimi i profesionalistit në profesionin e mësuesisë”, tha Saqipi.

Presidentja e Shoqatës Evropiane për Hulumtime në Arsim, Marit Honerød Hoveid, inkurajoi krijimin e një shoqate kombëtare për kërkimin shkencor në arsim, duke e cilësuar Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në këtë fushë.

“Kërkimi shkencor në arsim është i rëndësishëm për vetë arsimin dhe është i rëndësishëm për shoqërinë. Dhe kjo është ajo që më motivon në punën time. Kosova është bërë vend kandidat. Kjo nënkupton fillimin e një procesi për të ndërtuar një shoqatë kombëtare të kërkimit shkencor. Universiteti i Prishtinës ka marrë rolin udhëheqës në këtë drejtim, por në fund të fundit, kjo nënkupton ndërtimin e një shoqate kombëtare për kërkimin në fushën e arsimit.

Dhe kjo është diçka ku të gjithë duhet të kontribuojnë në nivele të ndryshme. Shpresa është që brenda tri deri pesë vjetësh, ju të mund të bëheni anëtarë të plotë. Ka disa gjëra që duhet të jenë të vendosura, që ne i konsiderojmë si themelore për atë çfarë duhet të ofrojë një shoqatë kombëtare e kërkimit shkencor, që në thelb janë masa të ndryshme mbështetëse për kërkimin shkencor në arsim brenda vendit”, tha Honerød Hoveid.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 988)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com