Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, ka njoftuar se inspektorët komunal kanë ndërmarrë veprime pas zbulimit të një lokali që po ushtronte veprimtari ilegale të lojërave të fatit.
Sipas tij, rasti u identifikua nga Policia e Malishevës, e cila konstatoi se në lokal po përdoreshin aparate për lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.Në bashkëpunim me Policinë, Inspektorati Komunal ka njoftuar edhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) si dhe Doganën e Kosovës.
Gjatë aksionit janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, ndërsa lokali është mbyllur nga Inspektorati Komunal deri në procedurat e mëtejshme ligjore.


