Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është takuar sot në Vjenë me ministren për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.
Në një komunikatë për media nga MPJ, thuhet se në takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Austrisë.
“Zëvendëskryeministri Konjufca e falenderoi Ministren Meinl-Reisinger për kontributin e hershëm dhe të vazhdueshëm të Austrisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim.
Austria mbetet një nga partnerët më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës në rrugën e saj evropiane” – thuhet në njoftim.
