DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konjufca pyetet për veten dhe Osmanin: Kësaj radhe s’duam ta mbështesim opozitën për muri me një emër të përveçëm për president

25 Shkurt 2026
A A
Konjufca pyetet për veten dhe Osmanin: Kësaj radhe s’duam ta mbështesim opozitën për muri me një emër të përveçëm për president
Share on FacebookShare on Twitter

Kryediplomati thotë se mazhoranca po kërkon bashkëpunim me opozitën dhe se emri i tij nuk është opsion.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se mazhoranca është e bindur se me një kandidat të njëanshëm nuk mund të sigurohen 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, duke theksuar nevojën për bashkëpunim me forcat tjera politike.

I pyetur për mundësinë e rikandidimit të Vjosa Osmani, Konjufca tha se mazhoranca prej 66 deputetësh ka arritur në përfundimin se nuk mund ta marrë “votën e garantuar të opozitës” përmes një emri të propozuar në mënyrë të njëanshme.

“Kësaj radhe – nuk po flas me emra partish politike, por me konceptin e mazhorancës në Kuvendin e Republikës së Kosovës – ajo mazhorancë prej 66 numrave është bindur që nuk ka mundësi përmes një emri të njëanshëm ta marrim edhe votën e garantuar të opozitës për t’i bërë 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës. Ndoshta e kemi gabim, ndoshta e kemi mirë, por ky është konkludimi”, tha ai.

Konjufca theksoi se qëllimi nuk është që opozita të vihet para aktit të kryer me një kandidat të caktuar, por të shmanget një qasje e tillë dhe të kërkohet një zgjidhje më e pranueshme politikisht.

Në një konferencë për media pas takimit me ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ai e quajti “lajm të mirë për vendin” dhe shenjë “pjekurie të re” faktin që liderët e partive politike po komunikojnë mes vete për çështjen e Presidentit.

Konjufca bëri të qartë gjithashtu se emri i tij nuk është shtruar si opsion për postin e Presidentit.

“A jam unë opsion? Jo, mendoj që nuk është folë në këtë kontekst. Po ta kishte qasjen mazhoranca që do ta propozonte një president të Lëvizjes Vetëvendosje, ajo do të ishte pikërisht ajo që po duam ta shmangim – me e qitë opozitën para aktit të kryer. Ky nuk është qëllimi kësaj radhe i mazhorancës”, u shpreh ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 465)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 300)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (251)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com