DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, me zemrën në Hagë pranë themeluesve të saj

16 Shkurt 2026
A A
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, me zemrën në Hagë pranë themeluesve të saj
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Gani Nuha

Edhe Ditëlindjen e 18-të si shtet, Kosova po e shënon pa prezencën fizike të themeluesve të saj, të cilët po e bëjnë betejën finale në Hagë!

Zemrat dhe mendjet e gjithë liridashësve dhe liribërësve në këtë përvjetor janë me bashkëluftëtarët tanë, drejtuesit e UÇK-së, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës ka emrin e tyre.

Ka emrin dhe sakrificën e mijëra heronjve dhe dëshmorëve, të cilët vunë gjakun e tyre në themelet e këtij shteti.

Më 17 shkurt, Kosova edhe do të festojë, edhe do të protestojë. Do të festojë Ditën e Madhe të Pavarësisë, e cila u arrit edhe me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së dhe vendeve perëndimore, të cilat u rreshtuan në anën e Kosovës, në anën e Lirisë dhe Drejtësisë. Liria dhe Drejtësia janë vlera që duhet të mbrohen çdo ditë.

Zëri i Kosovës në mbrojtje të Drejtësisë do të jehojë fuqishëm edhe në Ditën e Pavarësisë dhe do të përcjellë mesazhin e fuqishëm se heronjtë tanë në Hagë nuk janë vetëm në pafajësinë e tyre.

Ne jemi të bindur se ata do të kthehen shpejt dhe fitimtarë. Çdo vendim tjetër do të ishte padrejtësi e madhe. Drejtësia ndërkombëtare dhe Evropa e vlerave demokratike nuk do t’ia lejojë vetes një njollë të tillë.

Ne duhet të jemi bashkë dhe të mos ndalemi derisa shokët tanë të kthehen të lirë në shtëpi. Do të festojmë bashkë kthimin triumfal të tyre, sepse pa ta as festat nuk e kanë shkëlqimin e duhur.

Urime Kosovë, Dita e Pavarësisë!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 943)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com