Tre golat e Albion Rrahmanit dhe një të Fisnik Asllanit, ia mundëson fitoren Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Komoreve.
Rezultati përfundimtar në “Fadil Vokrri” ishte 4:2 në favor të “Dardanëve”.
Kjo është miqësorja e dytë që e fiton skuadra e Franco Fodas, pas asaj me Armeninë 5:2.
Këto dy ndeshje ishin si fazë përgatitore për ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror 2026 që nis në shtator.