DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ akrediton grupin e parë të vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit

13 Janar 2025
A A
Dështimi i ndarjes së mjeteve për subjektet politike vlerësohet se po bëhet për arsye politike
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Janë 2,274 vëzhgues, të cilët u takojnë 4 subjekteve të ndryshme politike.

Në këtë grup të parë më së shumti vëzhgues u akredituan nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që janë 1725 vëzhgues, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këtë grup të akredituar ka 95 vëzhgues, koalicioni Vakat 234 vëzhgues dhe Nova Demokratska Stranka, 220 vëzhgues. Siç e specifikon Ligji për Zgjedhje  vëzhguesit e akredituar nuk janë kandidatë për post zgjedhor dhe të gjithë janë në listën përfundimtare të votuesve.

Anëtari i KQZ-së nga LVV-ja Sami Kurteshi tha se po iu lihet kohë e shkurtër partive për të caktuar vëzhguesit e komisionerët.

Ai tha se do të ishte mirë që t’i lihej pak më shumë afat subjekteve politike në këtë aspekt. “Po e shfrytëzojmë pak njëfarë arbitrariteti ne si KQZ si institucion duke ia ngushtuar hapësirën atyre për të cilët është e dedikuar kjo” , tha ai.

Edhe anëtari nga PDK-ja tha se pajtohet që subjektet politike sfidohen me këto afate ndonjëherë.

“Nëse ka mundësi dhe ekziston ajo hapësirë që të zgjatet afati dhe nëse ka kërkesa nga partitë politike atëherë mund të diskutohet kjo çështje”, tha Elshani.

Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Subjektet politike të certifikuara kanë kohë edhe dy ditë që të bëjnë kërkesën për akreditimin e vazhduesve meqë për ta afati përmbyllet me 15 janar.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025.

Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare, ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës online që ka funksionalizuar KQZ –ja, https://apliko.kqz-ks.org

KATEGORITË

  • Botë (1 110)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 004)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (67)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com