DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ-ja çregjistron dy parti: Partinë Republikane për Ndryshime dhe Shpresën Demokrate, s’i dorëzuan raportet financiare

3 Prill 2025
A A
KQZ-ja çregjistron dy parti: Partinë Republikane për Ndryshime dhe Shpresën Demokrate, s’i dorëzuan raportet financiare
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin e Zyrës për çregjistrimin e dy partive

politike: Partisë Republikane për Ndryshime dhe Shpresës Demokrate, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, tha se Shpresa Demokrate dhe Partia Republikane për Ndryshime nuk kanë dorëzuar raportet vjetore financiare në Zyrë, as pas afatit shtesë prej 15 ditësh.

“Duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 1.2 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe në Rregullën nr. 01/2024 mbi Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike neni 6, partia politike e regjistruar duhet të dorëzoje formularin për vazhdimin e regjistrimit të saj, në formë elektronike ose ne formë fizike të nënshkruar, jo më vonë se 31 marsi i vitit kalendarik. Meqenëse data 31 mars 2025 ishte festë zyrtare (dita e hënë) sipas nënparagrafit 4 të nenit 81 të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, afati për dorëzimin e formularit të regjistrimit është shtyrë deri më 01 prill 2025. Dy partitë politike kane qenë të pezulluara për shkak të mosdorëzimit të raportit vjetor financiar për vitin 2024. Prandaj, duke u bazuar në paragrafin 17 të nenit 15 të Rregullores nr. 06/2024 për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen Financiare të Subjekteve Politike dhe sipas vendimit të KQZ-së të datës 19.03.2025, partitë “Shpresa Demokrate” (me nr.vendimi 01/748-2025) dhe “Partia Republikane për Ndryshime” (me nr.vendimi 01/748-2025) nuk kanë dorëzuar raportin vjetor financiar në Zyrë, as dhe pas afatit shtesë prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh. Kur bëhet fjalë që është diçka e rendësishme zyra ka komunikim të vazhdueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për çregjistrim të partive politike”, tha Buzhala.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-ë, Ibrahim Selmanaj, tha se është kundër këtij rekomandimi. Sipas tij, zyrja duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë politike.

“Mendoj që subjektet politike që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend e as nuk kanë përfaqësues zyra duhet të ketë komunikim më ndryshe me këta. Duke qenë e nevojshme që subjektet të funksionojnë do të votoj kundër çregjistrimittëi këtyre subjekteve politike. Duhet të ndërrohet qasja “, tha Selmanaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 510)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 352)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com