DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ-ja u ua kujton nenin e dorëheqjes së anëtarëve të Qeverisë, të zgjedhur deputetë

27 Mars 2025
A A
Mblidhet KQZ-ja, në rend dite rekomandimi për pezullimin e dy subjekteve politike
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është drejtuar partive politike me një letër, duke ua kujtuar Ligjin për Qeverinë, që parasheh dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë aktuale, të cilët janë zgjedhur deputetë.

Nga Qeveria aktuale janë zgjedhur deputetë edhe në legjislaturën e re, krahas kryeministrit Albin Kurti, edhe ministrat e zëvendësministrat: Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schëarz, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Rozeta Hajdari, Fikrim Damka, Nenad Rashiq, Elbert Krasniqi, Emilja Rexhepi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), më datën 26.03.2025, ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me procesin ankimor ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së. Po ashtu kemi pranuar konfirmimet nga këto dy institucione se nuk kanë ndonjë ankesë tjetër që ka të bëjë me procesin zgjedhor që pret vendimmarrje. Andaj, në zbatim të nenit 26 paragrafi 1 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës (Ligji Nr.08/L.117), ju njoftojmë se certifikimi i rezultatit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më datën 09.02.2025, do të bëhet më datën 27.03 .2025 në ora 16:00”, thuhet në letrën që kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ua ka dërguar partive politike.

Certifikimi i rezultateve nga ana e KQZ-së do të bëhet sot nga ora 16:00, ndërsa deri më tash KQZ-ja s’ka marrë përgjigje nga partitë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 045)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (301)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com