Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit, ku ka bërë të ditur se 266 mijë e 731 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:14 në 18 komunat ku po zhvillohet balotazhi për kryetar komune.
Ky numër përbën 20.26 për qind të të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që kanë dalë deri tani.
Mbi 1 milion qytetarë kanë të drejtë vote në balotazh.

