DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për Qendrën e Numërimit të Rezultateve

5 Shkurt 2025
A A
KQZ pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për Qendrën e Numërimit të Rezultateve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje “të gjithëve” për proces të qetë zgjedhor, derisa ka ftuar qytetarët të dalin në votime ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025.

Ftesë të njëjtë ka pasur edhe për votuesit jashtë Kosovës, të cilët do të votojnë në përfaqësi diplomatike, një ditë më herët, më 8 shkurt 2025.

Ai i bëri këto deklarata nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ku u organizua ceremonia e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për këtë qendër, si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.

Sipas tij, ky aktivitet ka për qëllim për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time dhe të KQZ-së për Qeverinë Gjermane për këtë donacion, i cili është realizuar përmes Misionit të OSBE-së në Kosovë. Kjo mbështetje është e çmuar dhe do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës tonë dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë. Gjithashtu, duke pasur parasysh rolin e KQZ-së, ky donacion është një investim i madh edhe në integritetin e procesit zgjedhor dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor”, tha Radoniqi.

Ai theksoi se gjatë këtyre 6 muajve, janë përkushtuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve, me qëllim që qytetarët me të drejtë vote të shprehin vullnetin e tyre dhe që zgjedhjet të organizohen sipas ligjit dhe sipas standardeve më të mira.

“Aktualisht, jemi në një fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor. Siç e dini, në fundjavë do të organizohet votimi në përfaqësi diplomatike në shtete të ndryshme dhe në komunat e Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre 6 muajve, jemi përkushtuar maksimalisht për organizimin e këtyre zgjedhjeve, me qëllim që qytetarët me të drejtë vote të shprehin vullnetin e tyre dhe që zgjedhjet të organizohen sipas ligjit dhe sipas standardeve më të mira. Në emër të KQZ-së, u bëj thirrje të gjithëve për proces të qetë zgjedhor”, tha Radoniqi.

KATEGORITË

  • Botë (1 143)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 656)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (892)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com