Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka thënë se logjika e VV-së për shkelje të Kushtetutës nuk kalon në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
“Situata është e paprecedent, sepse vetë e kanë bërë ligjin pa votat tona. Është çështje e thjeshtë – logjika e tyre për të shkelur Kushtetutën nuk mund të kalojë në Kuvend. Kjo kohë ka kaluar, sepse për katër vite e kanë shkelur dhe është dashur t’i çonim në Gjykatën Kushtetuese. Me logjikën e Kurtit, atëherë edhe kryetarët e komunave që janë zgjedhur si deputetë do të duhej të bëheshin deputetë. Kurti le ta japë dorëheqjen – është shumë e thjeshtë – dhe mund të regjistrohet si deputet. Por nuk mund të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet. Vetë e kanë shkruar ligjin, dhe tani po tentojnë ta shkelin. Kjo është antikushtetuese.”
