DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi premton “Agroturizëm përnime” në Rahovec

16 Shtator 2025
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Burim Krasniqi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Rahovecit, ka premtuar ndryshime rrënjësore sa i përket agroturizmit në këtë qytet.

Krasniqi ka premtuar se me të marrë qeverisjen në këtë komunë do të fillojë punën për identifikimin e zonave me potencial.

Ai ka premtuar se do të krijojë kushte infrastrukturore, energji elektrike me panele solare, ujë dhe kanalizim adekuat, që të ndërtohen bujtina dhe restaurante që funksionojnë dhe presin vizitorë nga gjithë Kosova.

“Aktualisht në komunën e Rahovecit shohim disa iniciativa vetanake të qytetarëve vendas – të cilët i përgëzoj për vullnetin e madh dhe energjinë për t’i besuar Rahovecit në një moment dhe me një qeverisje ku vështirë se mund të kesh motiv për të investuar.
Por, përkundër përpjekjeve të këtyre qytetarëve, krejt çka ka bërë qeverisja aktuale është ndarja e 20 mijë eurove, duke u shpërndarë nga 1900 euro këtyre subjekteve që thirren në agroturizëm – 2 muaj para zgjedhjeve. Me të marrë qeverisjen e komunës së Rahovecit do të filloj punën për identifikimin e zonave me potencial siç është Hamovci dhe të tjera zona në komunë, ku do të krijojmë kushte infrastrukturore, energji elektrike me panele solare, ujë dhe kanalizim adekuat, që të ndërtohen bujtina dhe restaurante që funksionojnë dhe presin vizitorë nga gjithë Kosova. Agroturizmi nuk zhvillohet duke fantazuar në kafeteri në qytet, por duke krijuar kushte. Agroturizëm është kur krejt qyteti punon për fshatin, dhe krejt fshati punon për qytetin, me produkte të freskëta nga toka jonë, duke u bërë konak i vizitorëve nga Kosova dhe gjithë bota”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

KATEGORITË

  • Botë (1 140)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 559)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (873)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com