Memli Krasniqi, sot në një konferencë për media, njoftoi se është dorëhequr nga posti i kryetarit të PDK’së.
Ai u pyet nga gazetarët për gjasat e formimit të qeverisë në krye me Glauk Konjufcën.
“Sa i përket çështjes së seancës për mandatarin Konjufca, kërkesa ime ka qenë që ata të nesërmen ta ftojnë seancën sepse sikur ta ftonin të nesërmen, sikur ta ftojnë nesër, sikur ta ftojnë me 19 nëntor në afatin e fundit, rezultati dihet, ka me dështu, nuk ka asnjë mundësi me kriju një qeveri të re VV dhe rrjedhimisht ne po shkojmë drejt zgjedhjeve. Sa ma herët që të ishin mbajt zgjedhjet kish qenë ma mirë, por kjo pastaj mbetet cështje e afateve kushtetuese. Nuk ka pasur kontakte, nuk ka pasur kërkesa, po besoj po dihet botërisht që ata e kanë marrë veç me zvarrit kohë, në funksion të balotazhit, me kriju një mjegullë kinse e kemi një shans, por që realisht edhe ata e dinë se ata nuk e kanë asnjë shancë me bë Konjufcën kryeministër”, tha ai.
