DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen në Bokshiq të Klinës

22 Mars 2026
A A
Në këto pjesë të trupit Jetmiri dyshohet se e qëlloi me plumba vëllain e vet
Share on FacebookShare on Twitter

Një vrasje ka ndodhur dje në Bokshiq të Klinës ku një person dyshohet ta ketë privuar nga jeta vëllanë e vet, Faruk Isufin.

Dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë, ku mes vëllezërve ka pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar ne oborr.

Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar ta shmangë vëllanë me mjetin që ka qenë duke punuar.

Më pas, i dyshuari ka hyrë brenda shtëpisë, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë.

Në lidhje me këtë rast, policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari, ndërkaq në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë dhe tri gëzhoja

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, thuhet në konfirmim.

Më pas, Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në Bokshiq të Klinës, duke bërë të dutir se i dyshuari ndaluar për 48 orë

“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e Rëndë’”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obuksion, teksa Prokuroria ka njoftuar se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 483)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 524)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com