DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kremlini i përgjigjet Trumpit: Nëse SHBA nis testet bërthamore, Rusia do përgjigjet në të njëjtën mënyrë

30 Tetor 2025
A A
Kremlini i përgjigjet Trumpit: Nëse SHBA nis testet bërthamore, Rusia do përgjigjet në të njëjtën mënyrë
Share on FacebookShare on Twitter

Kremlini ka reaguar ndaj komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili dje deklaroi se synon të urdhërojë testime të reja të armëve bërthamore.

Deklaratat e Trump-it, siç kanë vërejtur analistët, mungonin në detaje të rëndësishme dhe ngatërruan opinionin publik, pasi ai i ndërthurte armët bërthamore me raketat që mbartin koka bërthamore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet sot nëse këto komente mund të shënojnë fillimin e një gare të re armatimesh midis SHBA-së dhe Rusisë.

“Jo ende,” u përgjigj Peskov.

Ai shtoi: “Trump përmendi në deklaratën e tij se disa vende po kryejnë testime bërthamore… Nëse ai i referohej testimit të Burevestnik-ut, atëherë duhet sqaruar se nuk bëhet fjalë për test bërthamor.”

Kjo deklaratë lidhet me njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin gjatë kësaj jave, se Rusia ka testuar një raketë të re me fuqi bërthamore, modelin 9M730 Burevestnik (Storm Petrel).

Putin e përshkroi atë si “të pathyeshme” ndaj çdo mbrojtjeje raketore ekzistuese apo të ardhshme, me rreze pothuajse të pakufizuar veprimi dhe trajektore të paparashikueshme. Sipas tij, raketa përshkoi 14,000 kilometra dhe qëndroi në ajër për rreth 15 orë.

Megjithatë, Peskov shoqëroi sqarimin e tij me një paralajmërim për Uashingtonin: nëse SHBA shkel marrëveshjen ndërkombëtare që ndalon testet bërthamore, Moska do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. “Shtetet e Bashkuara janë një vend sovran dhe kanë të drejtë të marrin vendime sovrane,” theksoi Peskov. “Por dua të kujtoj qëndrimin e përsëritur të Presidentit Putin: nëse dikush e prish moratoriumin, Rusia do të reagojë njësoj”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 133)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 319)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (135)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (830)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com